Policët zbulojnë drogën mes shkurreve

Foto ilustruese

Policët zbulojnë drogën mes shkurreve

12:53 07/06/2020

Në Vlorë është gjetur një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike e fshehur mes shkurreve.

Mësohet se droga është zbuluar gjatë kontrollit të territorit në fshatin Mavrovë.

Policia thotë se në total janë sekuestruar 43.5 kilogramë kanabis, ndërsa poseduesit e saj kishin vendosur ta linin mes shkurreve.

Ende nuk dihet se cilët janë autorët, megjithatë  ka nisur puna për identifikimin e tyre dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al






Të ngjashme