Policëve të Durrësit iu ndërpritet paketa ushqimore – (12 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Që nga viti i kaluar, policët në qytetin e Durrësit, nuk e marrin ndihmën ushqimore. Me Vendim të Këshillit të Ministrave, në vitin 99 u përcaktua, që çdo polic do të merrte ndihmë ushqimore, për familjen e tij. Kostoja e kësaj ndihme shkonte në 3500 lekë të reja në muaj. Por paketa ushqimore, u shpërnda vetëm tre muajt e parë të vitit 2000 në qytetin e Durrësit, e më pas u ndërpre.
Sipas burimeve zyrtare, nga Drejtoria e Policisë e Qarkut Durrës, Kjo ndërprerje është si shkak i boshatisjes së magazinave të Ministrisë së Rendit. Ndërkohë që paketa ushqimore, u është premtuar policëve, për këtë vit në Durrës, ajo do të vazhdojë të jepet vetëm pas detajimit të buxhetit./tvklan.al