Polici grek infiltrohet në rrjetin e drogës: “Aty më prisnin shqiptarë të armatosur rëndë”
Një polic grek është infiltruar në një rrjet kriminal të trafikut të drogës për të zbuluar skemën e funksionimit të tyre.
Sipas mediave greke, polici kishte lënë takim me trafikantët në kufirin greko-shqiptar për të blerë një sasi kanabisi.
“Aty prisnin disa shqiptarë të armatosur me armë të rënda, së bashku me 44 kg hashash”
, shkruan gazeta greke “Zougla”, duke iu referuar burimeve nga policia.
Droga ishte destinuar për t’u shitur në Janinë, Patra dhe Ilia. Në këtë rast, rolin e ndërmjetësit apo të transportuesit do ta bënte pikërisht polici grek i infiltruar. Sasinë prej 44 kg kanabis e prisnin dy persona të tjerë në qytezën Vartholomio.
Në momentin që agjenti shkon të dorëzojë drogën që mori në kufi nga trafikantët shqiptarë, ndërhynë edhe forcat e policisë duke arrestuar dy persona, një shqiptar dhe një grek 61-vjeçar.
Identiteti i shqiptarit të arrestuar nuk është bërë i ditur. Ndërkohë, në kërkim është shpallur një person i tretë. Autoritetet greke vazhdojnë hetimet për të arrestuar personat e tjerë të përfshirë në këtë rrjet kriminal.
/tvklan.al