Polici i FNSH në gjendje të mirë shëndetësore
U plagos nga Fatmir Kolecaj që vrau ish-gruan dhe kunatin
Një ditë pasi u plagos gjatë aksionit për kapjen e Fatmir Kolecajt, i cili vrau ish-gruan dhe vëllain e saj dhe më pas vrau dhe veten, efektivi i policisë Kastriot Haxhia është në gjendje të mirë shëndetësore.
Haxhia mbeti i plagosur në këmbë, në kohën që policia rrethoi banesën e Kolecajt, por ky i fundit hapi zjarr ndaj efektivëve duke lënë të plagosur njërin prej tyre. Fatmir Kolecaj ishte në kërkim prej 2 ditësh, pasi vrau ish-gruan Esmeralda Filopatin dhe vëllain e saj Vledison Filopatin, ngjarje që ndodhi në Kodër Rrëshen.
Tv Klan