Polici privat plagos nga pakujdesia kolegun


Polici privat plagos nga pakujdesia kolegun

11:41 25/12/2018

Një 32-vjeçar me inicialet E.M me detyrë trup shërbimi në subjektin e Shërbimin Privat të Sigurisë Fizike (SHPSF) është plagosur me armë zjarri nga kolegu i tij në Fier.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se 58-vjeçari me inicialet A.M banues në Fier ka plagosur me armën e shërimit kolegun e tij teksa ka qenë duke kryer dorëzimin e detyrës.

Njoftimi i policisë:

Në datën 24.12.2018 u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Fier për shtetasin A.M, 58 vjeç banues në Fier, me detyrë trup shërbimi në subjektin SHPSF, pasi në ambientet e zyrave të SHPSF-së gjatë dorëzimit të shërbimit, dyshohet se nga pakujdesia ka plagosur në këmbë me armën e shërbimit pistoletë, shtetasin E.M, 32 vjeç, banues në Patos, me detyrë trup shërbimi në subjektin SHPSF. Neni 92 i Kodit Penal./tvklan.al






Të ngjashme