Policia: 120 persona nuk respektuan vetëkarantinimin
Ardi Veliu përsërit paralajmërimin për gjobë deri 5 mijë euro
66 pika kontrolli janë ngritur nga Policia e Shtetit dhe ajo Ushtarake në qytetet kryesore të vendit, 16 prej të cilave në kryeqytet. Makinat me targa të huaja janë të parat që futen në sitë.
“Qëllimi i këtyre kontrolleve është identifikimi i personave që kanë hyrë në Shqipëri gjatë 2 muajve të fundit. Këshilla për ta është vetëizolimi. Deri tani janë gjetur 120 persona të hyrë nga Italia dhe Greqia gjatë 2 javëve të fundit”.
Mosbindja për vetëkarantinim gjobitet 5000 euro.
“Qytetarët që duhet të vetëkarantinohen dhe janë kontrolluar nga ana jonë të mos e marrin mundimin dhe kurajon të dalin në qytete sepse nuk do të ketë tolerancë. Qytetarët evidentohen direkt përmes sistemit. Janë 100 tableta në një sistem që punojnë online dhe po bëjnë kryqëzimin e të dhënave, shprehet Ardi Veliu.
Sipas sistemit TIMS 27 mijë persona kanë hyrë nga në Shqipëri gjatë 2 javëve të fundit, kryesisht të ardhur nga Italia dhe Greqia.
Në terminalin e autobuzëve, linjat ndërqytetase përgatiten për rrugët e fundit.
Pasagjerët kanë shfrytëzuar orët e mbetura përpara se të largohen nga Tirana drejt familjeve të tyre.
Tv Klan