Policia: 53 parcela me kanabis më pak se një vit më parë


Policia: 53 parcela me kanabis më pak se një vit më parë

14:00 31/05/2018

Që prej fillimit të Prillit deri më 31 Maj, Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza italiane kanë kryer 29 misione fluturimi. Nga kontrollet në terren që prej fillimit të vitit janë asgjësuar 23 parcela me me 2579 bimë të mbjella dhe 878 të tjera në kubikë. Të dhënat u publikuan nga Drejtori i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Publike Gjovalin Loka.

“Për krahasim me vitin 2017, kur Shqipëria doli përfundimisht nga harta e vendeve problematike që kultivonin kanabis, janë 53 parcela më pak, ose rreth 21.500 bimë më pak të kultivuara”.

Sipas policisë, që prej fillimit të vitit janë kryer 70 mijë kontrolle në të gjithë vendin. Gjithsesi edhe në 5 muajt e parë të 2018-ës Guardia Di Finanza dhe autoritetet e tjera italiane kanë bllokuar sasi të mëdha marijuane në ujërat e Adriatikut. Sasia më e madhe e kapur i përket 2 Majit, kur u kapën 2.4 ton drogë me vlerë 20 milionë Euro.

Në total, sipas mediave italiane, janë kapur 5 ton marijuanë, pa llogaritur këtu sasitë e tjera më të vogla. Po kështu sasi të tjera marijuane janë kapur edhe në kufijtë me Malin e Zi apo dhe me Greqinë.

Tv Klan






Të ngjashme