Policia amerikane vret një tjetër afro-amerikan


Policia amerikane vret një tjetër afro-amerikan

22:00 23/08/2020

Ishte i armatosur vetëm me një thikë

Me 11 plumba e qëlluan për vdekje policët një 31-vjeçar afro amerikan, në qytetin Lafajet në jug të Luizianës.

Trayford Pellerin u qëllua natën e të premtes, pasi nuk iu bind urdhërit të policisë për t’u dorëzuar, teksa autoritetet thanë se ai lëvizte rrugëve me një thikë të gjatë në dorë.

Efektivët thanë se u detyruan të qëllonin pasi nuk u funksionoi shokuesi elektrik, që policët amerikanë përdorin për të neutralizuar personat që nuk u binden urdhërave dhe që bëjnë rezistencë.

Ngjarja nxorri sërish rrugëve të disa qyteteve të shtetit federal të Luizianës, mijëra njerëz kryesisht pjesëtarë të komunitetit afro-amerikan në manifestimet me moton “Jeta e njerëzve me ngjyrë vlen”.

Kjo ngjarje ndodh teksa vijojnë të jenë të larta tensionet që shkaktuan revolta masive në gjithë Shtetet e Bashkuara, pas vrasjes së afro-amerikanit George Floyd më 25 Maj në Mineapolis.

Tv Klan






Të ngjashme