Policia bastis shtëpinë e vjehrrit të Balilit
Policia ka ndërmarrë pasditen e së hënës një operacion për gjetjen e Klement Balilit, i shpallur në kërkim prej më shumë se një viti për trafik ndërkombëtar droge. Burime nga policia thanë se është ushtruar kontroll në shtëpinë e Avni Elezit, vjehrrit të Balilit në Delvinë.
Sipas burimeve kishte dyshime se në këtë banesë fshihej i shumëkërkuari. Mësohet se nga kontrolli i ushtruar nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Në Maj të vitit 2016, autoritetet greke pas një hetimi të përbashkët me DEA-n amerikane faktuar se Klement Balili ishte drejtuesi i një rrjeti të trafikut të kanabisit dhe drogave të forta nga Shqipëria në Greqi dhe më pas në vende të Bashkimin Europian.
Ndërkohë gjykata ka vendosur sekuestro për pronat e Balilit dhe familjarëve të tij. Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda këto pasuri janë produkt i aktiviteteve kriminale që 45-vjeçari ka qenë i përfshirë kryesisht trafikut të drogës.
/tvklan.al