Policia dërgon makinat e blinduara drejt Veriut (21 Nëntor 1998)
Transportues të blinduar janë nisur sot paradite drejt veriut për të përforcuar forcat lokale të Rendit Publik. Shkodra dhe Lezha, këto mësohet se janë destinacionet e këtyre mjeteve luftarake. Misioni i vërtetë i transportuesve të hekurt është patrullimi i rrugëve nacionale të zonës veriperëndimore si dhe në hyrje të qyteteve që ndodhen në të.
Sot ka qënë e vështirë që mjetet luftarake të dilnin në orar jashtë Tiranës për shkak të trafikut të rënduar, ndaj dy autopatrulla të “Shqiponjës” si dhe një furgon policie i kanë shoqëruar ato deri në afërsi të kthesës së Kamzës.
Urdhëri për daljen e blindave është dhënë pasi strukturat e rendit në qytetet veriore kanë informuar se kishin nevojë për mbështetje, por nga ana tjetër ka patur zëra se këto zona mund të jenë problematike gjatë procesit të votimit./tvklan.al
Gazetar : Roland Zili