“Policia do t’ia nxijë jetën të fortëve”


“Policia do t’ia nxijë jetën të fortëve”

14:54 23/10/2018

“Shumë shpejt prezantojmë paketën antikrim me masa më të ashpra. Aksione të tjera dhe rezultate konkrete. Kjo është Policia e Shtetit në veprim me Forcën e Ligjit, në shërbim të qytetarëve”,

kështu shprehet në një postim në Twitter, Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Reagimi tij vjen pas prezantimit të rezultateve të operacionit “Ndëshkimi i të fortëve”, ku që prej Shtatorit janë arrestuar mbi 300 persona. Në reagimin e tij, Ministri premton mjedis mbytës e ndëshkim për të gjithë ata që bëjnë të fortin para shtetit.

“Mjedis mbytës dhe ndëshkim për ata “Të fortët” e lokaleve, lagjeve & qyteteve tona dhe shantazhuesve të biznesit. Qetësi, rend e siguri për qytetarët, kudo që ata janë. Kush guxon të bëj “të fortin” përball shtetit, Policia do t’i “nxijë” jetën!

“‏Forca e Ligjit” në veprim, parandalim dhe ndëshkim të veprimtarisë kriminale. Operacioni policor “Ndëshkimi i ‘të fortëve” në kontrollin e territorit rezultate të jashtëzakonshme. Në rreth 30 ditë, mbi 300 persona të arrestuar!”,

shkruan Xhafaj.

/tvklan.al






Të ngjashme