Policia Durrës: Anija “Taulantia” nuk kishte drogë në bordin e saj (8 Mars 2001)


Policia Durrës: Anija “Taulantia” nuk kishte drogë në bordin e saj (8 Mars 2001)

10:22 08/03/2001

Anija “Taulantia” sekuestruar pardje në Itali nuk është nisur nga Durrësi dhe nuk ka patur anije në bord. Është drejtori i Policisë së Durrësit Arben Ruci i cili sot në një konferencë shtypi ka pohuar se anija “Taulantia”, pronë e 26-vjeçarit Altin Lagji, nuk ka patur precedentë me policinë shqiptare. Anija ditën e sekuestrimit nga policia italiane, sapo ishte kthyer nga porti në Mal të Zi dhe nga kalata e Portit të Durrësit ka dalë që më 18 shkurt pohon Kolonel Ruçi.

Pasi jemi lidhur me kolegët italianë tha drejtori i Policisë durrsake, kemi konstatuar se në bordin e anijes nuk është gjetur drogë, por vetëm lireta italiane dhe arrestimi i vëllezërve Lagji është bërë për vepra të tjera të kryera nga ata. Por, dhe nëse do të ishte gjetur drogë vazhdon Ruçi, ajo nuk ka dalë nga Shqipëria. Më pas ai ka bërë një përmbledhje të punës së tij dy mujore në krye të Policisë së Durrësit.

Krimi në krahasim me një vit më parë tha ai është ulur. Nuk ka asnjë krim përveç vrasjes së djeshme brenda në familje ku autori vëllavrasës është arrestuar. Nga 26 vepra të tjera, 24 prej tyre janë zbuluar dhe me autorë të arrestuar./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme