Policia e Durrësit analiza 3 mujore – (5 Prill 2001)


Policia e Durrësit analiza 3 mujore – (5 Prill 2001)

12:04 05/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Në analizën e tremujorit të komisariatit të Durrësit, kanë rezultuar 46 vepra penale, çka do të thotë 40% më pak se në të njëjtën periudhë në vitin e kaluar. Nga këto 42 vepra penale, janë zbuluar nga policia. Në tre muajt e parë të këtij viti në Durrës, ka ndodhur vetëm një vrasje, autori i së cilës është arrestuar.

Policia e Durrësit ka kapur gjithashtu edhe 20 persona në kërkim, 7 nga të cilët akuzoheshin për vrasje. Sipas shefit të krimeve të këtij komisariati majorit Arian Doda, këto rezultate dëshmojnë për rritjen e forcës zbuluese të forcave të rendit në këtë qytet./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora






Të ngjashme