Policia e Durrësit arreston pengmarrësin Mustafa Teshi – (29 Gusht 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Policia e Durrësit arrestoi dje bashkëpunëtorin e tretë të një pengmarrje. Pas arrestimit të Indrit Dules një javë më parë dhe policit të komisariatit të Durrësit Shkëlzen Rustemi, dje policia durrsake ka zbuluar dhe arrestuar bashkëpunëtorin e tretë të vjedhjes së një shtëpie, dhunimit dhe marrjes pengë të zotit të saj. Ai është 40-vjeçari Mustafa Teshi nga fshati Arapaj.
Me arrestimin e djeshëm të bashkëpunëtorit të fundit në këtë krim zbardhet edhe e gjithë ngjarja. Indrit Dule, Mustafa Teshi dhe polici i grupit të gatshëm Shkëlzen Rustemi më datën 8 Gusht, janë futur në shtëpinë e një shtetasi ku kanë vjedhur një magnetofon të shtrenjtë, por janë zbuluar nga i zoti i shtëpisë, të cilin e kanë marrë peng.
Pasi e kanë liruar pengu ka denoncuar në polici, e cila më pas ka arrestuar pengmarrësin e parë Dulen, pastaj kolegun e tyre të implikuar Rustemin dhe pas deponimit të këtyre të dyve dje është arrestuar dhe pengmarrësi i tretë 40-vjeçari Teshi nga fshati Arapaj./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj