Policia e Elbasanit arreston një grup trafikantësh klandestinë – (14 Nëntor 2000)


Policia e Elbasanit arreston një grup trafikantësh klandestinë – (14 Nëntor 2000)

14:51 14/11/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Zbulohet dhe goditet nga policia e Elbasanit një grup trafikantësh klandestinë. Forcat speciale të komisariatit të Elbasanit, në bashkëpunim me policinë e Librazhdit në vazhdën e luftës kundër trafiqeve të paligjshme dhe krimit të organizuar, kanë kapur pas një hetimi të gjatë një grup personash, që organizonin kalimin e paligjshëm nga Shqipëria në Greqi, nëpërmjet Maqedonisë.

Shtetasi Rexhep Dikollari, nga Pogradeci merrej me grumbullimin e personave që do të kalonin kufirin, kurse Festim Molla, kishte për detyrë kalimin e klandestinëve në Greqi. Molla bashkëpunonte me një shtetas maqedonas. Sipas policisë, skema e kalimit të paligjshëm ishte kjo. Personat e grumbulluar në Qafë Thanë ose Tushemisht, pasi pajiseshin me pasaporta false, grumbulloheshin në një qytet në Maqedoni në kufi me Greqinë, më pas kalonin në tokën greke.

Një prej organizatorëve të këtij trafiku Rexhep Dikollari, u arrestua në flagrancë. Ndërsa Gentian Çuko e Gani Gega u kapën në flagrancë nga policia e Elbasanit, duke tregtuar gjysmë kg kokainë./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj  






Të ngjashme