Policia e Elbasanit i shpall luftë krimit ekonomik – (5 Shtator 2000)


Policia e Elbasanit i shpall luftë krimit ekonomik – (5 Shtator 2000)

10:24 05/09/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Policia e Elbasanit i shpall luftë krimit ekonomik. Pas sekuestrimit të 24 kilogramë kokainë dhe arrestimit të autorëve pak ditë më parë, komisar Koseni ka dalë përsëri sot para gazetarëve për të bërë të njohur disa aksione për zbulimin e skandalit ekonomik. Ndërmarrje shtetërore dhe private kanë ndier forcën e kontrollit nga policia, ndër ta dhe firma që merret me ndërtimin e pritës tek përroi i Zaranikës.

Komisar Edmond Koseni:- “Në Librazhd në ndërmarrjen e ujërave, nga drejtori i kësaj ndërmarrje Eqerem Kolgjini dhe kryeinxhinieri Petrit Shkurti, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet shpërdorimit të detyrës kanë përvetësuar në shuma të mëdha financiare, konkretisht në drejtim të shitjes së mjeteve themelore të ndërmarrjes, duke shkelur në mënyrë flagrante VKM për praktika e këtyre shitjeve. Gjithashtu këta persona kanë marrë dieta jashtë çdo limiti”.

Firmat private të prodhimit të pijeve, sipas Kosenit janë një rrezik prezent për shëndetin dhe jetën e konsumatorëve elbasanas.

Komisar Edmond Koseni:- “Prodhimi i pijeve freskuese nuk kanë markë, por kanë markën hajdut”.

Dy maune me pije të sekuestruara, po kontrollohen dhe nëse rezultojnë të dëmshme pronarët e tyre do të marrin dënimin e ligjit./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme