Policia e Fierit arreston dy persona, falsifikonin dokumente dhe letra me vlerë (16 Nëntor 2000)
Në Fier zbulohet një qendër prodhimi dhe shpërndrje dokumentash false. Policia e Fierit dhe zyra rajonale e antikrimit ekonomik, pas një kontrolli në një shtëpi, kanë gjetur dhjetëra materiale dhe dokumente të falsifikuara. Vula të ndryshme, certifikata vërtetimesh zhdoganimi, mandate arkëtimi, leje qarkullimi, patenta ndërkombëtare, por dhe dëftesa pjekurie të gjitha false, janë gjetur në banesën e 34-vjeçarit Asllan Ymeri.
Sipas Policisë së Fierit, ky shtetas ushtronte aktivitetin e tij prej vitesh duke shitur nga këto materiale false që në fakt kërkoheshin nga shumë klientë. Po dje, skuadra e antidrogës së Fierit arrestoi dy shtetas të cilët kërkoheshin për kultivim bimësh narkotike. Në shtëpinë e njërit prej tyre, policia fierake zbuloi dhe pastaj sekuestroi 105 kilogramë kanabis të presuar./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj