Policia e Fierit godet ashpër krimin ekonomik (24 Prill 2001)


Policia e Fierit godet ashpër krimin ekonomik (24 Prill 2001)

12:24 24/04/2001

Krimi i organizuar është goditur ashpër nga forcat e Policisë së Fierit. Gjatë tre muajve të parë të vitit krimi është goditur më shumë krahasuar me vitin e kaluar. Kështu sektori i luftës kundër drogës ka realizuar 11 ga 5 goditjet e krimit në këtë fushë, ndërsa krimi ekonimik është goditur 10 herë krahasuar me 3 herë vitin e kaluar.

Drejtori i Policisë së Fierit Xhavit Shala ka theksuar përpjekjet e vazhdueshme të policisë. Sipas tij veprat penale janë ulur, por ende ka vend për më shumë. Nga 115 vepra penale janë zbuluar 99 prej tyre ose me fjalë të tjera, 6,1 më shumë se 3 muajt e parë të vitit të kaluar. Janë kapur 29 persona në kërkim. Shifër gjithashtu më e lartë gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Ndërsa zyra e luftës kundër drogës ka evidentuar 11 vepra penale./tvklan.al






Të ngjashme