Policia e Fierit zbulon një rrjet të trafikut të femrave – (13 Maj 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Drejtoria e policisë së qarkut Fier, ka arritur të zbulojë një grup të organizuar të trafikut të femrave. 5 persona të shtrirë në tre rrethe të vendit, Fier, Lushnje dhe Durrës, trafikonin vajza nga vendi i tyre drejt Italisë. Në fillim është ndaluar një çift të rinjsh, ku përpara policisë janë prezantuar si të fejuar. Mosha e vogël e vajzës 15 vjeçare, ka hedhur hije dyshimi tek policia.
Shtetasi 21 vjeçar Fatmir Jeshili nga një fshat i Lushnjes, ka qenë i lidhur me 34 vjeçarin nga Durrësi Albert Dedeji, i cili ka rrëmbyer edhe vajzën durrsake dhe e ka nisur atë drejt qytetit të Lushnjes, vend në të cilin vajza përdhunohet nga rrëmbyesi. Sipas deponimeve në polici, pronari lushnjar i vajzës është takuar me dy trafikantë të tjerë, Paqësor Kaja dhe Gjon Rrushi, po nga fshatrat e Lushnjes, për të bërë pazaret e këtij trafiku.
Vajza 15 vjeçare i është dorëzuar më pas një trafikanti fierak, në këmbim të dy milion liretave, më pas itinerari ishte Italia. Për këta persona është marrë masa e arrestit. Materialet tashmë i kanë kaluar prokurorisë./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti