Policia e kampingjeve kosovare – (25 Prill 1999)


Policia e kampingjeve kosovare – (25 Prill 1999)

22:42 25/04/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Polici e veçantë edhe për kosovarët. Mungesa e një kontrolli të plotë mbi të ardhurit, mospasja nga ana e tyre e dokumentave origjinale të identifikimit është dhe shtysa kryesore për krijimin e kësaj policie. Polici e cila do të angazhoj dhe specialistët e policisë kriminale.

Në ato rrethe ku ka përqëndrime kosovarësh do të ngrihen degë të veçanta që do të varen nga drejtoria në qendër. Por të gjitha këto sipas drejtorit të policisë presin miratimin nga qeveria dhe më pas vjen zbatimi i saj. Në dispozicion të kësaj policie të veçantë do të jenë rreth 1500 forca dhe brenda Ministrisë së Rendit do të instalohet drejtoria që do të marrë në komandim këto dorca.

Kjo forcë policie do të jetë e përkohshme aq sa do të zgjasë dhe problem i të ardhurve nga Kosova. Mendohet të financohet nga fondet e akorduara për këtë qëllim nga UNHCR, ndërsa Komuniteti Europian do të bëjë furnizimin me logjistikë të saj./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme