Policia e Kosovës dhe EULEX në kërkim të deputetit Azem Syla
Policia e Kosovës dhe EULEX kanë nisur aksionin e përbashkët për kapjen e deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe ish komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Sylën, si dhe 40 persona të tjerë.
Azem Syla dyshohet si udhëheqës i grupit kriminal në keqpërdorim të pozitës për biznese me toka shoqërore që i ka kushtuar dëme buxhetit të Kosovës rreth 30 milionë euro. Gjithashtu mësohet se aksioni ka të bëjë me rastin e tokave në Veternik dhe Çakllavicë ku janë të përfshirë shqiptarë dhe serbë, raporton Klan Kosova. Aksioni policor ka nisur ditën e sotme dhe po zhvillohet në disa zona të Kosovës.
Azem Syla nuk është gjetur në shtëpi por është arrestuar shoferi i tij dhe pesë të tjerë . Burime nga EULEX bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një rast në të cilin janë 40 të dyshuar ndërsa do të bastisen 42 lokacione në vende të ndryshme të Kosovës./ tvklan.al