Policia e Lezhës reagon për përplasjen me armë mes simpatizantëve të PS dhe LSI
Policia e Lezhës ka reaguar zyrtarisht për përplasjen me armë mes simpatizantëve të Partisë Socialiste dhe atyre të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Policia thotë se ka rreth orës 10:15 në rrugën kryesore midis shkollës 9- vjeçare dhe lokal “Restorant Detari” në Shëngjin ka patur të shtëna me armë zjarri.
Nga kqyrja në vendngjarje u gjet një 1 gëzhojë, ndërsa pas verifikimeve në spitale nuk ka shkuar asnjë person për ndihmë mjekësore.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ka qenë një konflikt i çastit mes 27-vjeçarit Florian Dushku dhe personave të tjerë, ende të paidentifikuar. /
tvklan.al