Policia e Rendit prish kioskat tek Parlamenti (22 Gusht 1998)
Dje në mbrëmje, Policia e Rendit shkatërroi plotësisht tregun e lirë para Parlamentit duke çliruar përfundimisht deputetët nga imazhi i një pamjeje që vetëm në Shqipëri mund të ndodhë. Për të mos krijuar probleme, tregu ambulantëve i sajuar me dërrasa dhe plastmasë është prishur në orët e vona.
Shefi i Policisë së Rendit Ilia Nasi është shprehur se për këtë janë lajmëruar të gjithë shitësitt ambulantë. Shitesit ankohen dhe akuzojnë kryeparlamentarin Skënder Gjinushi për pabesi. Në këtë rrugicë kanë humbur të drejtën e punësimit rreth 50 vetë./tvklan.al