Policia e Shkodrës aksion për kapjen e një grupi kriminelësh – (17 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Gjatë një aksioni, policia e Shkodrës, kapi një grup prej katër vetash, që kanë kryer disa vepra penale në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Të arrestuarit janë Arian, Lecë dhe Nikolin Malishta dhe Olsi Curri, të gjithë banorë të lagjes Skënderbej. Mbi ta rëndojnë akuzat për vrasje, tentativë për vrasjen e një polici dhe për vjedhje në kohë të ndryshme. Po dje u arrestua në Durrës një tjetër pjesëtar i fisit Malishta. Ai quhet Marin Malishta. Mendohet se aksioni i policisë së Shkodrës dhe atij të Durrësit janë kombinuar me njëri-tjetrin./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori