Policia e Shtetit kalon në gatishmëri të përforcuar


Policia e Shtetit kalon në gatishmëri të përforcuar

11:46 04/02/2018

Policia e Shtetit prej ditës së djeshme ka kaluar në gatishmëri të përforcuar. Në të gjitha qarqet shërbimet e Policisë janë angazhuar në ndihmë të banorëve ku është kërkuar ndihmë. Në Fier, Vlorë e Shkodër  janë dërguar grupe të FNSH-së dhe të Delta Forcë.

Në Ferras e Novoselë ndodhen  2 njësi të FNSH- së Fier dhe 2 njësi të Deltës me makina me kalueshmeri të lartë dhe varka e gomone.

Në fshatin Theth Shkodër është kërkuar ndihmë për ta trasportuar drejt spitalit Shkodër  një  shtetase të huaj e cila ka shfaqur probleme shëndetësore. Janë dërguar shërbimet e Policisë me mjet policie të larte dhe mjekun e zonës.

Shërbimet e Policisë në Gjirokastër gjatë mbremjes janë angazhuar në evakuimin e banorëve të një pallati ku ka pasur shkarje dheu dhe rrezikohej pallati.

Në të gjitha akset rrugore  Policia Rrugore ka shtuar prezencën për të orientuar e ndihmuar drejtuesit e mjeteve për shkak të prezencës së ujit në rrugë apo të dëborës në zonat e thella.

Patrullat e Përgjithshme në të gjithë territorin janë në patrullim të pandërprerë duke ju ardhur në ndihmë disa banorëve në qytete të  ndryshme e fshatra që kanë kërkuar ndihmën e Policisë.

Në të gjitha Sallat Operative të Policisë është përforcuar shërbimi duke iu përgjigjur në kohë reale çdo telefonate të ardhur nga banorët në zona të ndryshme.

Policia e Shtetit është në gadishmëri të plotë duke bashkëpunuar e koordinuar veprimet me Emergjencat Civile  dhe për çdo nevojë dhe ndihmë nga forcat e policisë të kontaktojnë në numrat e telefonit pa pagesë 112 e 129.

Në dispozicion të qytetarëve është vendosur edhe numri pa pagesë 0800 90 90, në rast neglizhence nga punonjësit e policisë.

/tvklan.al






Të ngjashme