Policia e Tiranës arreston një bandë grabitësish – (6 Nëntor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Policia e Tiranës ka arrestuar mbrëmë katër anëtar të një bande grabitëse në kërkim. Ilirjan Arapi, Ylvi Merepeza, Agron Bega dhe Saimir Hoxha, janë autor vrasjesh dhe grabitjesh. Në Korrik të një viti më parë, këta persona pas një grabitje spektakolare me armë u larguan me shpejtësi për të humbur gjurmët në kodrat e Ndroqit. Për shkak të terrenit të thyer, ndjekja nga ana e policisë u bë edhe me helikopter.
Gjatë operacionit helikopteri i bluve rrëzohet, ku gjeti vdekjen edhe një nga policët, Fadil Alushi. Katër personat janë autorë të dhjetëra grabitjeve, disa edhe me vrasje. Gjatë kontrollit të banesave të tyre, policia ka gjetur edhe armë, me të cilat janë kryer edhe disa nga krimet e tyre, si dhe pistoleta, pushkë, maska etj./tvklan.al