Policia e Tiranës në gadishmëri – (11 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Policia e Kryeqytetit në gadishmëri numër një. Një ditë para mitingut të paralajmëruar në sheshin “Skënderbej”, nga Partia Demokratike, policia ka shtuar kontrollet e postblloqet në hyrje-dalje të kryeqytetit. Sipas drejtuesve të policisë së Tiranës janë marrë të gjitha masat që të kontrollohen imtësisht veçanërisht ata persona që hyjnë në Tiranë.
Frika i ndonjë të papriture të pa këndshme gjatë mitingut të nesërm në kujtim të Azem Hajdarit 1 vit pas vrasjes së tij ka detyruar policinë të kaloj në gadishmërin numër një dhe të forcoj masat e kontrollit. Gjithnjë sipas policisë së Tiranës, deri tani nuk është vërejtur ndonjë problem apo prezenca e ndonjë personi të rrezikshëm./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj