Policia e Tiranës në gatishmëri, dhuna në protestat e PD – (25 Nëntor 2000)


Policia e Tiranës në gatishmëri, dhuna në protestat e PD – (25 Nëntor 2000)

20:43 25/11/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Masa të forta sigurie kanë shoqëruar sot rrugët e Tiranës deri në mesditë, kur përfundoi dhe protesta demokrate. Vetë drejtori i policisë së Tiranës, kolonel Veli Myftari, ka ndjekur gjithçka nga afër. Mjete të shumta policie, madje edhe ujëhedhsit ishin rreshtuar në anë të bulevardit. Gatishmëria e lartë ka mobilizuar të gjithë efektivët e policisë së Tiranës, ku më pas është kaluar në gatishmëri nr.3.

Sot mësohet se polici, i cili mbrëmë në skafandrën e tij është përplasur një shishe me benzinë e hedhur nga protestuesit është efektiv i repartit Brisku. Ka qenë fati që e ka ndihmuar efektivin e Briskut mbrëmë, pasi skafandra në kokë i ka shpëtuar jetën nga përplasja e fortë me shishen e benzinës, që më pas është përplasur në oborrin e minsitrisë./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj  






Të ngjashme