Policia e Tiranës në gatishmëri të plotë – (18 Nëntor 2000)


Policia e Tiranës në gatishmëri të plotë – (18 Nëntor 2000)

19:32 18/11/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Sot policia e Tiranës, ka qenë në gatishmëri të plotë. 100% e efektivit të policisë së kryeqytetit ka dalë sot në punë, një pjesë në terren dhe pjesa tjetër në gatishmëri në reparte e komisariate. Ngjarjet e djeshme gjatë protestës së PD, për herë të parë u qëllua me bomba zjarrvënëse, institucioneve shtetërore, ka detyruar drejtuesit e policisë së shtetit të angazhohen me tërë efektivët e saj.

Ndërkohë drejtoria e policisë Tiranë, ka bërë të njohur sot në komunikatën e ditës edhe emrat e 31 personave të arrestuar, që nga dita e fillimit të protestave. Sipas drejtorit të policisë së Tiranës, Bilbil Mema, gjatë pjesës së dytë të ditës së sotme, policia e kryeqytetit, do të kalojë në gatishmërinë numër 3./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj  






Të ngjashme