Policia e Tropojës arreston 6 persona për incidentin në mitingun e PS – (27 Shtator 2000)


Policia e Tropojës arreston 6 persona për incidentin në mitingun e PS – (27 Shtator 2000)

20:47 27/09/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Policia e rrethit të Tropojës, arrestoi sot në orët e para të mëngjesit, 6 persona të akuzuar për prishje të rendit publik, në mitingun e organizuar dje nga Partia Socialiste, në qytetin e Bajram Currit. Persona të arrestuar, banor të qytetit dhe fshatrave përreth, tentuan të prishnin mitingun e organizuar një ditë më parë nga PS për prezantimin e kandidatit për kryetar bashkie në qytetin e Tropojës.

Në këtë miting merrte pjesë edhe kryeministri Ilir Meta, tha për ATSH shefi i komisariatit të policisë së rrethit, major Fiqiri Dani. Sipas tij po vazhdojnë hetimet për ndalimin dhe të personave të tjerë, që kanë tentuar prishjen e mitingut të Partisë Socialiste./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme