Policia e Vlorës kap kanabis sativa në Orikum – (13 Korrik 2000)


Policia e Vlorës kap kanabis sativa në Orikum – (13 Korrik 2000)

19:10 13/07/2000

Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

142 kilogram kanabis sativa është gjetur dje nga policia e Vlorës, në shtëpinë e një shtetasi. Pas një aksioni blic të policisë vlonjate, në bashkëpunim me antidrogën është zbuluar sasia më e madhe e kësaj bime narkotike e gatshme për shitje. 142 kg kanabis janë gjetur në Orikum në shtëpinë e shtetasit Ismail Halili.

Kanabisi ishte paketuar në tre çanta të mëdha. Bashkë me drogën policia gjeti dhe një pajisje që shërbente për presimin e bimës narkotike, si dhe një armë zjarri, automatik. Ndërkohë që policia e Vlorës arrestoi 71-vjeçarin Halili, ka nisur dhe hetimet për zbulimin e një rrjeti të mundshëm të trafikut narkotik. Vetëm dy ditë më parë policia e Brindizit, kapi një kamion të ardhur me target nga Vlora, rreth 1 ton kanabis./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme