Policia elektrike bashkëpunim konstruktiv me KESH – (14 Nëntor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Policia elektrike ka arritur një bashkëpunim konstruktiv me KESH-in dhe filialet e tij për bashkërendimin e punës sipas motos, “punë e përbashkët, por detyra e përgjegjësi të ndara”. Kështu e ka nisur sot konferencën për shtyp, Sokol Hysenaj, drejtor i policisë elektrike të Shqipërisë.
Zoti Hysenaj ka deklaruar, disa shifra konkrete e krahasuese për muajin Tetor. Gjatë këtij muaji që kaloi, numri i kontrolleve ligjore, ishte rreth 4 mijë, prerjet e energjisë elektrike, kanë qenë 2300, arkëtimet direkt nga debitorët rreth 10 milion lekë dhe arkëtimet nga gjobat rreth 1.4 milion lekë. Në mbyllje të konferencës për shtyp, drejtori i policisë elektrike, ka falënderuar filialin elektrik të Tiranës, i cili i përgjigjet hap pas hapi policisë elektrike në veprimtarinë e saj./tvklan.al