Policia elektrike ndërpret energjinë e paligjshme tek Parku Rinia – (26 Tetor 2000)


Policia elektrike ndërpret energjinë e paligjshme tek Parku Rinia – (26 Tetor 2000)

11:38 26/10/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Sot policia elektrike do të ndërhyjë në zonën më të nxehtë, përsa i përket ndërtimeve të paligjshme, por edhe ato që nuk paguajnë energjinë elektrike në Parkun Rinia. Pas ndërprerjes në disa lokale muaj më parë, u reflektua nga këto lokale, duke paguar energjinë elektrike. Duket se këtë herë nuk do të ketë tolerime, pasi dhe situata energjetike është vërtet problematike. Në shumicën e lokaleve ekziston lidhja dyfishe dhe në mjaft raste nuk paguhet asnjëra./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme