Policia Fierit bllokon furgonat taksi pa licencë – (5 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Rreth 40 furgona taksi janë ndaluar në ambientet e komisariatit të policisë së Fierit. Bllokimi i tyre u bë pas një kontrolli të befasishëm nga policia e qarkullimit rrugor, të këtij qyteti, ku rezultoi se pronarët e këtyre automjeteve, e kryejnë aktivitetin e tyre si taksi pa licencën përkatëse dhe lejen e transportit.
Për drejtuesit e automjeteve, ky ka qenë një veprim i padrejtë i policisë, pasi është bashkia e qytetit, e cila nuk i pajis ata me licenca dhe i pengon që të marrin lejen e transportit. Ndërkohë drejtuesit e automjeteve nuk janë dakord, për të përsëritur provat e marrjes së dëshmisë si drejtues taksish, me pretekstin se ata kanë një përvojë të gjatë në profesionin e shoferit./tvklan.al