Policia franceze arreston shqiptarët, beson se janë terroristë


Policia franceze arreston shqiptarët, beson se janë terroristë

20:13 13/12/2016

Policia franceze ka arrestuar 11 persona që beson se kanë lidhje me horrorin e Ditës së Bastisjes ku mbetën të vdekur 86 persona të vdekur dhe 400 të plagosur.

Të dyshuarit besohet se kanë lidhje me 3 persona që besohet se kanë furnizuar me armë ekstremistin tunizian, Mohamed Lahouaiej Bouhlel i cili hyri në turmë me kamion duke shtypur 86 persona.

Ekstremisti, i cili iu kundërpërgjigj policëve francezë duke qëlluar me pistoletë para se të qëllohej nga ata, e drejtoi kamionin 25 tonë mbi turmën në Nisë.

Burime të hetimit kanë thënë se 3 prej të dyshuarve janë shqiptarë, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur dhe të dyshuarit janë arrestuar në pjesë të ndryshme të Nisës ndërsa një tjetër është ndaluar në qytetin perëndimor të Nantes./tvklan.al

 

 

 






Të ngjashme