Policia greke arreston 3 trafikantë shqiptarë
Më shumë se 128 kg kanabis janë sekuestruar në dy operacione të ndryshme të policisë greke në zonën e Igumenicës. Tre shqiptarë janë arrestuar, si autorë të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike.
Në rastin e parë, u kapën dy shqiptarë 29 dhe 24 vjeç, të cilët transportonin me këmbë 51 kg kanabis, e fshehur në disa çanta.
Ndërsa në rastin e dytë, një 30-vjeçar shqiptar u arrestua duke transportuar me makinë 77 kg marijuanë. Përveç drogës, atij iu sekuestruan 1370 Euro dhe 3 celularë.
Emrat e tre shqiptarëve të arrestuar nuk janë bërë publike. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
/tvklan.al