Policia greke ndihmon policinë shqiptare – (6 Gusht 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Policia greke ndihmon policinë shqiptare. Policia e prefekturës së Janinës i dhuron asaj dhe prefekturës së Gjirokastrës një ndihmë në bazë të një marrëveshje të ndënshkruar midis ministrave shqiptar e grek para pak ditësh në Janinë. Ndihma në fjalë konsiston në 5 automjete për nevojat e policisë së prefekturës.
Nga pala greke në ceremoni merrnin pjesë drejtori i policisë së Igumenicës zoti Kondi dhe kolegu nga Janina zoti Grevas, asistonte dhe konsulli grek në Gjirokastër zoti Ciaciotis. Ndërsa nga pala shqiptare ndihmën e morën në dorëzim drejtori i policisë së prefekturës Pjerin Ndreu dhe komisari Kastriot Culo.
Megjithëse në pikën kufitarë të Kakavijës u organizua kjo ekonomi vazhdonte kthimi i emigrantëve shqiptar që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj. Vetëm gjatë ditëve të fundit janë kthyer rreth 600 vetë mes të cilëve dhe me dëmtime fizike. Megjithatë ky fluks vjen duke rënë po të kemi parasysh kthimet e refugjatëve shqiptar gjatë muajit Korrik./tvklan.al