Policia greke publikon foton: Ky është shqiptari që abuzoi seksualisht me vajzën e mitur


Policia greke publikon foton: Ky është shqiptari që abuzoi seksualisht me vajzën e mitur

20:20 01/01/2021

Policia greke ka publikuar fotografinë e një 58-vjeçari shqiptar të akuzuar për përdhunimin e një fëmije në zonën e Pireut.

Ai është Adrian Zeqo i lindur në Shqipëri. 58-vjeçari është arrestuar më datë 14 Dhjetor nga policia greke, pas denoncimit se kishte abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur.

Policia greke bëri të ditur se publikoi foton e shqiptarit me qëllim për të mësuar nëse 58-vjeçari ka abuzuar seksualisht me persona të tjerë apo është përfshirë në krime të tjera të kësaj natyre.

Autoritetet garantuan anonimat për këdo që mund të ketë qenë viktimë e abuzimit nga Adrian Zeqo. /tvklan.al






Të ngjashme