Policia greke sekuestron 312 kg marjuanë në kufi me Shqipërinë
Policia greke ka sekuestruar 312 kilogramë marjuanë në kufirin me Shqipërinë. Operacioni është zhvilluar në zonën pyjore të Antartiko në Follorinë.
Mësohet se agjentët grekë në atë zonë kanë zbuluar 3 persona që po kalonin kufirin me 4 mushka të ngarkuara me marjuanë.
Pas një ndjekje të gjatë, policia arriti të arrestonte vetëm një shqiptar 21-vjeçar./tvklan.al