Policia hedh ujë drejt protestuesve (Video)


Policia hedh ujë drejt protestuesve (Video)

21:13 25/05/2019

Forcat e policisë hodhën ujë për të shpërndarë protestuesit, një pjesë e të cilëve ishin futur në hyrjen kryesore të Parlamentit dhe kishin ndezur disa flakadanë.

Me anë të megafonit, një përfaqësues i Policisë së Shtetit u bëri thirrje protestuesve që të ruajnë qetësinë dhe të mos kryejnë akte dhune.

Edhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi u kërkoi protestuesve që të mos hedhin flakadanë drejt uniformave blu.

Megjithatë, situata u qetësua brenda pak minutave, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha u tërhoq duke shkuar drejt selisë blu, i ndjekur edhe nga simpatizantët. /tvklan.al






Të ngjashme