Policia heq gatishmërinë pas referendumit (25 Nëntor 1998)
Drejtoria e Policisë Tiranë e ka hequr gatishmërinë e cila ishte prezente disa ditë për votimin e referendumit. Mesa duket rreziku i parashikuar gjatë ditëve të refrendumit është larguar. Në Tirane policia ka filluar punën e saj normale. Puna maksimale nga të gjitha forcat e policisë ditët e referendumit, bëri që çdo gjë të shkonte normalisht pa asnjë problem.
Gatishmëria totale e policisë u bë dy ditë para procesit të votimeve kjo për shkakun se kishte sinjalizime për veprime terroriste dhe cënuese për Rendin. Ndaj Policia e Rendit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe forcat RENEA kanë punuar intensivisht për mbarëvajtjen e procesit referendar./tvklan.al
Gazetar : Eduart Frangaj