Policia italiane ndalon 3 gomone me klandestinë shqiptarë (21 Janar 1999)
Gomonet vazhdojnë të synojnë dhe të arrijnë brigjet italiane.Në orët e para të mëngjesit të sotëm Policia italiane ka ndaluar rreth 100 klandestinë kosovarë, kryesisht gra e fëmijë të cilët janë nisur nga brigjet e Vlorës drejt italisë.Pas ekzaminimit mjekësor, klandestinët e ardhur nga Kosova janë sistemuar në një shtëpi pritëse për refugjatët.
Gjithashtu policia italiane bën të ditur se mes klandestinëve të ardhur nga Shqipëria u kap një person që kishte në bagazhet e tij një sasi shumë të madhe marijuanë. Megjithatë lufta e madhe ndaj gomoneve ka vazhduar dhe natën e mbrëmshme ku nga Policia Shqiptare janë ndaluar tre gomone për të kaluar në brigjet fqinje./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori