Policia kërkon pronarin e qeses me para
Disa muaj nga apeli i policisë në internet për të gjetur pronarin e një qeseje brenda së cilës ndodheshin plot 20 mijë paund kesh, i zoti i tyre nuk është gjetur ende. Paratë u zbuluan nga oficerët në Telford, Britani. Ata shtangën kur panë qesen e mbushur me kartëmonedha, gjatë kohës që patrullonin në Wellington.
Pavarësisht se bënë apel në internet, policia e West Mercia thotë se deri më tani askush nuk ka shkuar për të deklaruar paratë.
Më 17 Tetor të vitit të shkuar autoritetet postuan një fotografi të parave ndërsa shkruajtën:
“Kemi lajme të mira për këdo që ka humbur 20 mijë paund dje në Wellington”.
Megjithatë, duke folur për mediat britanike, një zëdhënës i policisë sqaroi se askush nuk ka shkuar t’i marrë. Nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë me paratë nëse pronari i tyre nuk gjendet.
/tvklan.al