Policia, Konferenca e Donatorëve (29 tetor 1998)
Është zhvilluar përsëri Konferenca e Donatorëve e cila është ruajtur në masa të rrepta sigurie që çdo gjë të shkonte në mbarëvajtjen dhe qetësinë e duhur. I gjithë sheshi ” Skënderbej” ishte mbushur nga forcat blu të cilët kanë ndërprerë në këtë zonë jo vetëm qarkullimin e makinave por dhe të këmësorëve. Peshën më të madhe të kësaj situate e kanë ndjerë policët e qarkullimit rrugor. Atyre i është dashur të ndjekin lëvizjen e deligacioneve që nga Rinasi në kryeqytet dhe anasjelltas. Forcat policore kanë bërë kontrolle dhe në periferi për të pasur sigurimin maksimal.
Pamje policie ne qëndër Tiranë, policia e qarkullimit rrugor./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame