Policia konfirmon lëvizjet në Lezhë, hedh poshtë akuzat e PD
Policia e Shtetit, me anë të një njoftimi të shpërndarë për mediat ka konfirmuar ditën e sotme lëvizjet në Policinë e Lezhës ndërsa ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga Partia Demokratike.
Kjo e fundit, në një dalje për mediat tha se transferimi i dy agjentëve të policisë, që ndoqën operacionet për kapjen e drogës në Rrëshen është dëshmi se Kryeministri qëndroi në anën e trafikantëve dhe kundër oficerëve, burrave e grave me integritet që luftojnë drogën.
Por Policia e Shtetit, në deklaratën e saj thotë se
“hedh poshtë çdo akuzë të bërë nga subjekti politik PD dhe i kërkon partive politike t’i përmbahen të vërtetës”,
ndërsa sqaron si më poshtë lëvizjet në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.
Elvin Kurti nga shef Seksioni për Hetimin e Krimeve Kundër Jetës dhe Lirisë së Personit në D.V.P.Lezhë emërohet shef Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P.Lezhë.
Ilir Sula nga shef Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P. Lezhë emërohet shef Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P. Elbasan.
Klodian Shahini nga shef Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin emërohet shef Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Lezhë.
Agron Çullhaj nga shef Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Lezhë emërohet shef Seksioni për Hetimin e Krimeve Kundër Jetës dhe Lirisë së Personit në D.V.P.Lezhë.
Leonard Palushi nga shef Seksioni për Hetimin e Krimeve dhe Zv/Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Lezhë emërohet shef Seksioni për Hetimin e Krimeve dhe Zv/Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Kurbin.
Maksim Bejkaj nga shef Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P.Lezhë emërohet shef Sektori për Hetimin e Krimeve në D.V.P.Lezhë.
Ilir Dedja nga shef Sektori për Hetimin e Krimeve në D.V.P.Lezhë emërohet shef Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P.Lezhë.
Ylli Vata nga shef Seksioni për Rendin në Komisariatin e Policisë Kurbin në D.V.P.Lezhë emërohet shef Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P.Diber.
Alfred Kola nga shef Seksioni për Hetimin Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P.Diber emërohet shef Seksioni për Hetimin e Krimeve dhe Zv/Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Lezhë.
Pashk Përvata nga shef Stacioni Policisë Shëngjin në Komisariatin e Policisë Lezhë emërohet shef Seksioni i Rendit në Komisariatin e Policisë Kurbin.
Ermal Ajdini nga specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve Kundër Jetës dhe Lirisë së Personit në D.V.P.Tiranë emërohet shef Stacioni Policisë Shëngjin në Komisariatin e Policisë Lezhë në D.V.P.Lezhë. /
tvklan.al