Policia kontrollon stadiumin e Parisit
Francë – Rumani do të hapë sot në orën 21:00 Europianin që do të zgjasë 1 muaj.
Në “Stade de France” do të luajnë rivalët e Shqipërisë në këtë turne të rëndësishëm, por disa orë para sfidës policia bëri një kontroll anti-eksploziv rutinë, madje duke ftuar dhe gazetarët të largoheshin nga salla e mediave.
Kjo është një nga masat për të shmagur çdo sulm të mundshëm me forca të shumta që ruajnë ambientet ku do të zhvillohen ndeshjet.
Finalet e Europianit do të çelen me një ceremoni të veçantë, ku ylli i mbrëmjes është David Guetta, krijuesi i këngës zyrtare të Europianit.
Në këtë spektakël do të përfshihen rreth 600 persona.
Franca, si ekipi vendas është favorit që të shpallet kampione e Europës. Gjermania, Anglia dhe Spanja shikohen se kandidatet e tjera për titullin kontinental.
Në këtë aktivitet pritet të befasojnë Belgjika, Portugalia apo Kroacia. Përfaqësueset debutuese janë Shqipëria, Islanda, Irlanda e Veriut, Sllovakia, Uellsi.
Në fazën pasardhëse kualifikohen 16 ekipe nga 24 finalistët.
Tv Klan