Policia Kufitare Durrës, apel qytetarëve: Kujdes me policat e sigurimit


Policia Kufitare Durrës, apel qytetarëve: Kujdes me policat e sigurimit

09:17 09/08/2018

Policia Kufitare u vjen në ndihmë të gjithë qytetarëve që udhëtojnë drejt vendit tonë. Ajo këshillon dhe ndërgjegjëson udhëtarët që mos të presin polica sigurimi për automjete nga persona të paautorizuar dhe të pa liçensuar.

“Një grup personash mashtrojnë udhëtarët duke falsifikuar letrat me vlerë, polica sigurimi.

Drejtoria Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës nisur nga rastet e shumta të konstatuara ditët e fundit nga ana e Kontrollorëve gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjeteve me targa të huaja që hyjnë në Portin e Durrësit, këshillon të gjithë udhëtarët që të kenë kujdes.

Nuk duhet të presin polica sigurimi për automjete gjatë kohës që udhëtojnë në traget, nga persona fizikë, të pa autorizuar dhe të pa liçensuar duke ofruar shërbimin në dorë dhe jo pranë një zyre agjensie ligjore për këtë shërbim.

Nga data 01.07.2018 – 08.08.2018, në kuadër të rritjes së masave të kontrollit nga ana e Specialistëve të Policisë Kufitare Durrës është bërë e mundur bllokimi i një sasie të konsiderueshme polica sigurimi të parregullta, 30 raste janë proceduar.

Tregoni kujdes dhe mos u mashtroni”,

njofton Policia Kufitare./tvklan.al

 






Të ngjashme