Policia Kufitare ndalon 14 klandestinë kurdë, tentonin brigjet italiane (29 Shtator 2000)
Policia Kufitare në Sarandë ka bllokuar dy skafe të cilat lundronin nga Greqia në brigjet tona duke sjellë klandestinë kurd. Skafet ndaluan në vendin e quajtur Gjiri i Kasolles, 500 metra larg vijës së ujit. Në të dy motorskafet udhëtornin 8 persona me kombësi kurde të cilët u shoqëruan në komisariat.
Policia Kufitare sekuestroi dhe dy skafet të cilët ndërsa 6 persona të tjerë po kurdë u paraqitën në Policinë e Sarandës pasi kishin dështuar në tentativën e tyre për t’u larguar drejt brigjeve italiane. Të gjithë kurdët e ndaluar do të kthehen pas në Greqi nga ku kanë hyrë në territorin tonë./tvklan.al