Policia liron protestuesit demokratë (28 Gusht 1998)
Lirohen 6 të ndaluarit në mitingun e djeshëm të Partisë Demokratike. Sot në mesditë, personat që u shoqëruan më komisariatet e Tiranës, pasi kishin marrë pjesë në një miting të paligjshëm, u lanë të lirë vetëm pas verifikimeve përkatëse. Ndërsa gjendja duket e qetësuar, shumë komente janë bërë rreth përplasjes së turmës me policinë ku mbetën të plagosur lehtë 6 uniforma blu, ndër të cilët 2 oficerë.
Pandeli Sula, oficeri që guri e ka goditur në pjesën e pasme të kokës thotë për Tv Klan : “Mitingu i Partisë Demokratike ishte i paligjshëm. Si punonjës policie i bëj thirrje gjithë opinionit publik të tregohen korrektë me punonjësit e policisë.”
Ndërkohë një burim tha se dhuna e ushtruar nga policia ndaj një grupi personash ka qënë e justifikueshme pasi ata kanë thyer gardhin policor me forcë./tvklan.al
Gazetar : Roland Zili