
Aksidenti tragjik me dy viktima e 4 të plagosur, ndalohet shoferi
Pas aksidentit të ndodhur një ditë më parë në Durrës, ku humbën jetën dy persona si dhe u plagosën 4 të tjerë, policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit.
Sipas policisë së Durrësit është ndaluar Adis Barzezi, 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili kishte konsumuar alkool. Gjatë testit rezultoi se ai kishte konsumuar alkool në masën 0.53 mg / l.
